Nëse i përkisni njerëzve që shpenzojnë para me lehtësi dhe nuk dinë të kontrollojnë dëshirën e tyre për shpenzuar, ndaj blejnë atë që nuk u nevojitet, është koha t’i ndaloni zakone të tilla.
Një nga mënyrat më të mira për të ndaluar shpenzimin impulsiv të parave për gjëra të parëndësishme është të shtyni çdo blerje të panevojshme për 30 ditë, këshillojnë ekspertët.
Nëse edhe pas një muaji ju ende dëshironi të blini atë që keni vendosur tashmë, atëherë lejojini vetes ta bëni këtë sepse keni pasur kohë të mjaftueshme për të menduar.
Por, nëse ndërkohë harroni tërësisht blerjet ose kuptoni se nuk keni nevojë për një gjë të caktuar, do të kurseni para që do t’i kishit humbur pa nevojë. Ekspertët theksojnë se duke pritur për të blerë, ne i lejojmë vetes të shuajmë emocionet që përjetuam kur pamë produktin që donim të kishim me çdo çmim.
Kështu, me kalimin e kohës, impulsi për të blerë do të ulet dhe ne do t’i kushtojmë më shumë vëmendje asaj që shpenzojmë dhe blejmë “me zgjuarsi”./vizionplus.tv