Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka thënë se ëndrrat e Serbisë nuk do të përfundojnë kurrë për t’i pushtuar tokat shqiptare.
Ai thotë se as paqe ndërmjet Serbisë dhe shqiptarëve nuk do të ketë, derisa të bëhet një shtet i fort shqiptar.
Këto komente ai i bëri në një postim në rrjetin social facebook.
“Ëndrrat serbe për pasuritë e Kosovës, marrin fund vetëm atëherë kur gjithë spektri politik mbarë shqiptar të jetë i bashkuar rreth interesit kombëtar.
Por, kjo nuk do të ndodhë kurrë, prandaj edhe ëndrrat e Serbisë për t’i pushtuar toka shqiptare nuk do të përfundojnë kurrë, as kurrë nuk do të ketë paqe, derisa Kosova nuk do të jetë një shtet i fort ushtarak, ku sundon vetëm ligji dhe një stabilitet politik e ekonomik…”, shkruan Miftari.