Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Mos u dashuroni me një Dash, nëse nuk i duroni dot këto gjëra

Disa do t’ju bëjnë të qeshni dhe disa mund t’ju shqetësojnë. A mund ta përballoni vërtet një Dash në jetën tuaj Mos u dashuroni me një Dash nëse:

Nëse nuk duroni dot një mashkull me karakter të fortë, me dëshira të zjarrta dhe vullnet për t’i bërë gjërat në momentin që ai dëshiron, edhe nëse është më i papërshtatshëm, atëherë Dashi nuk është për ju.

Mos iu afroni një Dashi nëse nuk dini kur të bëni një hap prapa, sepse ai nuk do të tërhiqet. Sigurohuni që Dashi e ka në gjak të luftojë dhe të rrisë intensitetin për atë që dëshiron. Edhe për gjërat më të thjeshta. Këta njerëz janë zëdhënës, luftëtarë, bëjnë zhurmë.

Mos u habisni kur shihni Dashin duke bërë sikur nuk ekzistoni. Nuk e bën për keqdashje, e bën për marrëzi! Ai është thjesht i lidhur nga natyra që të jetë i pavarur dhe autonom dhe instinkti i tij i parë është të mendojë për veten. Do t’i marrë pak kohë, por do t’ju vendosë edhe ju në ekuacion! Kërkon durim nga ana juaj!

Dhe së fundi, mos u dashuroni me një Dash nëse ju zemëron fakti që do të keni gjithmonë pranë një fëmijë, pasi juve do t’ju duhet të merrni iniciativa për të dy në të njëjtën kohë se ai do të dojë vetëm një përqafim dhe do të llastohet tërë kohës.