“Kosova i përket Shqipërisë!”.
Kështu është shprehur djali i Nikki Haley, ish kandidate republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Nalin Haley e ka bërë të ditur këtë qëndrim përmes një statusi në rrjetin social X, ish-platforma Twitter.
Reagimi i tij ka ardhur bashkëlidhur me videon e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në të cilën kërcënon Kosovën me luftë. Në mbishkrimin e videos thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë. Vuçiçi i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”.
Kosovo belongs to Albania🇽🇰 🇦🇱 https://t.co/iBsXFse3WK
— Nalin Haley (@Nalin_Haley) March 19, 2024