Politologu Nexhmedin Spahiu në emisionin Politiko ka komentuar zhivillimet e fundit dhe deklaratën e presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq.
Sipas tij, nuk mund të bëhet luftë nëse nuk dëshiron Amerika.
“Deklarata e fundit e Vuçiqit as nuk e shton as nuk e zbret gjasën për të pasur luftë.
Unë asnjëherë nuk e kam thënë 100 % që mund të ketë luftë, sepse qind për qind është vetëm vdekja, gjasat që mund të ketë luftë janë të mëdha pasi që jemi para një marrëveshje të imponuar nga Perëndimi, pa dashtë Amerika me pas luftë nuk do të ketë luftë”, tha ai.