Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmjen e sotme se nuk është i trembur nga SPAK, por përkundrazi tashmë është më i qartë për drejtimin e duhur ku po shkon bashkë me ekipin e tij.
“Ju e quani veten shpëtimtar të Shqipërisë?”, ishte pyetja që drejtuesi i “Opinion” i bëri kryeministrit, ndërsa ky i fundit u përgjigj “Unë quaj Partinë Socialiste shpëtimtare të Shqipërisë” derisa debati kaloi në tone të tjera.
Blendi Fevziu: Ju e quani veten shpëtimtar të Shqipërisë?
Edi Rama: Unë quaj Partinë Socialiste shpëtimtare të Shqipërisë.
Blendi Fevziu: Duhet të pyesim SPAK?
Edi Rama: Edhe SPAK është vepër e vizionit, e fuqisë dhe vullnetit të PS për t’i dhënë jetë SPAK. Mos e harro këtë gjë, SPAK është pjesë e instrumentave të shpëtimit të Shqipërisë.
Blendi Fevziu: Po po, tani s’po dini çfarë t’i bëni që t’ia mbyllni ca…
Edi Rama: Këto mund t’i bësh te Portokallia, edhe te Saimiri. Jo me mua. Jo me mua. Me mua jo. Nuk i thua dot me mua këto, kur jam unë prezent, përpara kameras.
Jo që nuk po di nga të shkoj, po përkundrazi, jam më i qartë dhe më i bindur sot se po shkojmë në drejtimin e duhur.