Një person i gjashtë duket se del i përfshirë në skemën e atentatit të Gentian Bejtjas. Gazetarja Glidona Daci në një emision televiziv tha se dyshohet se katër autorët u informuan nga një person për lëvizjet e Bejtjas.
Bashkë me Ilir Beqarajn që ishte transportuesi i 4 atentatorëve, bashkë me informatorin shkon në gjashtë deri tani numri i të përfshirëve në atentat.
“Autorët nuk kanë qëndruar duke e pritur te rruga kryesore. Aty informacioni ka qenë i saktë dhe është vëzhguar nga zona përreth. Me celularë nuk kanë folur. Me radiomarrëse. Autorët kanë vajtur me shpejtësi sapo Bejtja është futur në oborr
. Është dhe një i gjashtë që ka dhënë sinjalizimin e saktë, duke parë zonën, banesën…”, tha Daci.