Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Vranësira dhe reshje shiu…”/ Keni bërë plane për fundjavë? Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Fundjava karakterizohet nga kthjellimet, vranësirat dhe reshje të pakta shiu.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, meteorologu Hakil Osmani tha se dita e premte prite të regjistrojë vlerën maksimale 22 gradë Celsius, ndërsa e shtuna dhe e diela, në vlerën 21 gradë Celsius.

Ndërsa për sa i përket vendeve të rajonit, meteorologu Hakil Osmani u shpreh se edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të preken nga vranësirat e shpeshta dhe reshjet e shiut.

“Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga vranësira të dendura ku priten të jenë më të fokusuara gjatë pasdites duke bërë që herë pas herë të pasojë zhvillime dhe duke krijuar mundësi për është të pakta shiu. Për sa i përket orëve të mbrëmjes, pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike.

Pritet që ditën e sotme, temperaturat e ajrit të enjte të lartë, deri në vlerën 22 gradë Celsius. Dita e shtunë do të sjellë dominim të kthjellimeve dhe pasditja dh mbrëmja do i bëjë vranësirat me të shpeshta. Për sa i përket temperaturave të ajrit temperatura minimale të regjistrohen në vlerën 2-3 gradë Celsius, ndërsa gjatë paditës temperatura maksimale pritet të shkojë në 22 gradë celsius.

për sa i përket kushteve të motit, paraditja mbetet në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave të cilat ditën e diel do të bëhen më të shpeshta. Gjatë paradites mund të ketë reshje të pakta shiu gjatë pjesës veriore, ndërsa gjatë pasdite këto kushte do të kalojnë edhe në pjesën tjetër të territorit të vendit. Në orët e mbrëmjes priten që reshjet e shiut të përfshijnë vendit. Për sa i përket temperaturave të ajrit, në mëngjes temperaturat mbeten në vlerën 2-3 gradë celsius, ndërsa gjatë mesditës maksimumi të shkojë në vlerën 21 gradë Celsius. Për sa i përket erës, pritet të regjistrohet në vlerën 55 km/h, ku për pasojë do të bëjë që të kemi një det të trazuar.

Rajoni:

Vendet e rajonit, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbeten në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave, ku këto të fundit do të jenë më shumë prezente gjatë pjesës së dytë të ditës.

Dita e shtunë do jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave, pir nuk priten reshje. Reshje priten të shfaqen në pjesën e dytë të ditës së diel në Kosovë, duke bërë që më të dukshme do ketë rrebeshe të izoluara shiu.

Maqedonia e Veriut gjatë pjesës së dytë të ditës së diel pritet të prekte nga reshje shiu, herë pas here në rrebeshe. Për sa i përket temperaturave të ajrit, Kosova do të regjistrojë vlerën maksimale 17 gradë celsius. Është dita e diel ajo që do të sjellë një rënie të temperaturave të ajrit, në Kosovë temperatura pritet të regjistrohet në vlerën 18 gradë Celsius, ndërsa në Shkup, 16 gradë Celsius.”, tha ai.