Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Florian Dushi : Ndotja akustike në kryeqytet është nën kontrollë dhe në vlerat e lejuara

Pas plasimit të disa informatave të mbrëmshme , tendencioze mbi kinse tejkalimin e decibelëve të lejuar, duke sugjeruar se në disa lokale zhurma ka arritur edhe deri ne 90 decibel, reagon Florian Dushi .

Drejtori i Inspektoriatit të Prishtinës , i cili në rrjetin e tij social pos tjerash shkruan se , serverët janë plotesisht funksional dhe monitorohen gjatë gjithë kohës dhe se tejkalimi i zhurmës së lejuar nuk do të tolerohet nga askush, në veçanti pasi që registrimet e tilla janë automatike.

Postimi i plotë:

Janë plasur sonte disa informata tendencioze mbi kinse tejkalimin e decibelëve të lejuar, duke sugjeruar se në disa lokale zhurma ka arritur edhe deri në 90 decibel.

Falë instalimit të sistemit të avancuar të senzorëve dhe regjistrimit automatik të decibelëve, në vitin 2024 kanë rënë për diku rreth 80% ankesat e qytetarëve. Për më shumë, gjoba gjatë këtij viti janë shqiptuar vetëm për tejkalim të orarit të punës dhe jo për tejkalim të decibelëve të lejuar, e që është një indikacion i qartë i vetëdijesimit të lokaleve të gastronomisë.

Në serverët e Kryeqytetit, të vendosur në Drejtorinë e Inspektoratit, nuk është regjistruar asnjë tejkalim i tillë, madje-madje në shumicën e lokaleve as lartësia prej 50 decibelëve nuk është arritur në asnjë moment.

I sigurojmë qytetarët e Kryeqytetit se inspektorët e Kryeqytetit, së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, janë në vazhdimësi në terren, se serverët janë plotësisht funksional dhe monitorohen gjatë gjithë kohës dhe se tejkalimi i zhurmës së lejuar nuk do të tolerohet nga askush, në veçanti pasi që regjistrimet e tilla janë automatike.