Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe tha se meqenëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, mund ta ndihmojnë atë.
Në lidhje me këtë deklaratë të Kurtit, ka reaguar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ku tha se si duket Kurti është dorëzuar, ku duhet të jap dorëheqje dhe ti tregoj popullit se përse po i lë.
Haziri tutje thotë se LDK nuk ia plotëson dëshirën për viktimizim, pasi që dorëheqja pas dorëzimit është rrjedhojë e natyrshme.
Ai thekson se LDK nuk bënë mocion por është e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa kryeministër.
“Nëse është dorëzuar, e duket se është dorëzuar, le të jap dorëheqje e tua shpjegoj popullit pse po i le. LDK nuk bën mocion, por është e gatshme edhe për zgjedhje kur vendi mbetet pa Kryeminister, edhe për qeverisje. Dëshirën për viktimizim LDK nuk ja plotëson e as mundëson. Por dorëheqja pas dorëzimit është rrjedhojë e natyrshme. LDK është gati për të gjitha!”, tha Haziri