Këshilltari politik i Kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj në një postim të tij në facebook ka komentuar qeverisjen prej tri vitesh nga Qeveria Kurti.
Këshilltari Zulfaj shkruan se ka qeverisje të mirë dhe stabile, 50% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kryeministrit dhe mbi 40% me punën e qeverisë, pa përfshirë mërgatën.
Ai ka përmendur edhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, ndërsa thotë se kryeministri Kurti nuk do dorëheqje as dorëzim.
“Data e rregullt e zgjedhjeve është në dimrin e vitit 2025. Stina më të përshtatshme për zgjedhje janë pranvera dhe vjeshta, jo dimri”, shkruan ai.
Postimi i plotë i tij:
Nesër hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes. Kemi qeverisje të mirë dhe stabile dhe me mbështetje të gjerë qytetare. Sipas Pulsit Publik të UNDP, pas tri vite të qeverisjes, 50% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kryeministrit dhe mbi 40% me punën e qeverisë, pa përfshirë mërgatën.
Në vitin e fundit të mandatit natyrisht që duhet të mendohet për datën e zgjedhjeve të ardhshme. Data e rregullt e zgjedhjeve është në dimrin e vitit 2025. Stina më të përshtatshme për zgjedhje janë pranvera dhe vjeshta, jo dimri. Andaj qeveria dhe opozita mund të fillojnë bisedimet dhe të merren vesh. Në zgjedhje shkohet me shpërndarje të Kuvendit me 2/3 e votave.
Sa për rrëzim qeverie me mocion mosbesimi, kjo është çështje e brendshme e opozitës a duan ta provojnë. KM Kurti po prezanton të arriturat impresive në këto tre vjet, punë e suksese, jo dorëheqje a dorëzim.
Edhe njëherë: 50% e qytetarëve, pa mërgatën, janë të kënaqur me Kryeministrin