Në podrumin e këtij ashensor mëngjesin e së enjtes një person u gjet i vdekur.
Ai dyshohet se pasi hapi dyert brenda hapësirë nuk ishte ashensori dhe ra poshtë.
Kjo ndodhi në lagjen Dardania në Prishtinë, tek banesat e gjelbra.
“Rr. ‘Sadik Bekteshi’ Prishtinë, 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull, shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.