Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bombardimi i NATO-s në Serbi/ Profesori: Ky senator ishte luan i vërtetë i Kosovës, prandaj i kemi borxh edhe në tjetrën botë

 
   

Profesori Muhamet Mavraj, ka publikuar një fotografi të presidentit Joe Biden, 25 vjet më parë, kur ai ishte senator amerikan dhe kur u kërkuar mbështetja për bombarsimin e Serbis, Biden sponzirizoi atë rezolutë në mënyrë të shkëlqyeshme në Senat duke e mbrojtur dhe bazuar mirë.

Madje, gjatë bombardimeve shkoi edhe më tej me fushatën për trupat tokësore nëse nuk mjaftonin bombardimet, thotë profesori.

Shkrimi i plotë:

Fiks 25 vjet më parë.

Ky në këtë foto të datës 23 mars 1999 është senatori Biden. Kryetari Klinton kërkoi atë ditë mbështetjen e Kongresit për bombardimin e Serbisë. Biden sponsorizoi Rezolutën që autorizon atë për bombardime, e prezantoi shkëlqyeshëm në Senat dhe e mbrojti me retorikë të hatashme, por të hapur, të sinqertë dhe të bazuar mirë. (Ishte edhe vetë në Kosovë në nëntor 1998).

Në senatin me dominim të fortë republikan (55:45) demokrati Biden korri fitoren për Kosovën, 58:41 (një senator nuk votoi). Gjatë bombardimeve shkoi edhe më tej me fushatën për trupat tokësore nëse nuk mjaftonin bombardimet.

Kur ishim në rrezik ky senator ishte luan i vërtetë i Kosovës, i tërë kombit shqiptar, prandaj i kemi borxh edhe në tjetrën botë.

Senatori i atëhershëm është kryetari i sotëm amerikan. Dihet kush u mërzit kur fitoi ky bombardues.

Kemi një mik dhe mandat katërvjeçar kaq të fortë në Shtëpinë e Bardhë që i çuam kaq dëm me kopalla dhe sanksione.

Miqtë po na rrallohen e izolimi i Kosovës po shtohet.

Përbuzja e aleatëve dhe humbja e miqve të vërtetë nuk është vetëm politikë e gabuar, por barazi me sulm të qëllimshëm ndaj interesave kombëtare dhe ndaj vetë kombit.(©)