Inspektorati i Prishtinës ka zhvilluar sonte aksione edhe për kontrollin e zhurmës dhe respektimit të lokaleve të gastronomisë në kryeqytet.
Inspektorati bën me dije se u verifikua që lokalet po respektojnë nivelin e decibelëve të përcaktuar si dhe orarin e punës.
“Sonte sërish në terren në një aksion të zgjeruar në kontroll të zhurmës dhe respektimit të orarit të punës në shumicën e lokaleve të gastronomisë në Kryeqytet. Konstatuam gjatë kontrolleve në terren por e verifikuam edhe përmes sistemit se lokalet janë duke e respektuar nivelin e decibelëve të përcaktuar por edhe orarin e punës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet me dije se nuk ka pasur ankesa nga qytetarët për zhurmë.
“Gjithashtu morëm konfirmim edhe nga Qendra e thirrjeve se gjatë natës nuk ka pasur asnjë ankesë të vetme nga qytetarët e Kryeqytetit sa i përket zhurmës”.
Inspektorati bën thirrje se edhe në vazhdimësi do të ketë aksione të tilla.
“Aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi”.