Ambasadori i Francës në Kosovës, Olivier Guerot ka thënë se Kosova e meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës, por sipas tij, ka ende procese në të cilat duhet të kalohet.
Ambasadori francez thotë se marrëveshja e Ohrit nuk po gjen zbatim, teksa konsideron si të i rëndësishëm edhe themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Mendoj që Kosova si vend me përkushtim evropian sigurisht duhet, dhe do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës. Ekziston një proces për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Së pari, vendet anëtare duhet të vendosin për këtë. Hapi i parë është marr disa muaj më parë, kur vendet anëtare vendosën që parlamenti të shqyrtojë këtë. Ishte një lidhje mes dialogut dhe normalizimit, derisa anëtarët e parlamentit diskutonin për këtë. Tani asambleja e parlamentit mund të kërkojë të diskutojë rreth aplikimit të Kosovës.” – ka thënë ambasadori francez për tëvë1.
“Është një marrëveshje e rëndësishme, ka potencial shumë të madh për Kosovën. Dhe ende, për arsye të ndryshme, gjërat nuk kanë lëvizur nga atëherë. Dhe çfarë ne shpresojmë, sidomos rreth temës dhe idesë së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nëse do të kishte ndonjë progres. BE-ja ka bërë një propozim që është shumë i balancuar, pozitiv, funksional. Mendoj që është koha që autoritetet kosovare të veprojnë me këtë propozim.” – thotë Guerot.