Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila foli për legjislativin dhe qeverisjen Kurti II, me theks të veçantë aktivitetin e kësaj legjislature, të arriturat dhe sukseset me gjithë sfidat që kanë përcjellë këtë legjislaturë.
Ajo foli edhe për letrën e krerëve shtetërorë dërguar Bakoyannis-it, raportuese për Kosovën në KiE.
Kusari-Lila, në pyetjen e gazetarit lidhur me letrën e krerëve shtetërorë dërguar raportueses për Kosovën në KiE, Doris Bakoyannis, tha se kjo nuk është e pazakontë dhe shtoi se kjo është një letër standarde pa të cilën nuk do të votohej raporti për anëtarësim në KiE , e cila do të mbahet më 27 ,mars në Komitetin për çështje Politike.
“Letra nuk është asgjë më shumë, sesa një formalitet që i duhet përmbajtur, kurse pjesëve të tjera, të cilat iu referohet letra, nuk janë pjesë, por referencë të opinionit të raportueses Bakoyannis”, deklaroi Kusari-Lila.
Ndryshe, raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, përmes një raporti 26 faqësh i ka rekomanduar Këshillit të Ministrave pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Bakoyannis u ka kërkuar ministrave të Këshillit të Europës, që me 27 mars të votohet raporti i saj për Kosovën, për anëtarësimin e saj në këtë organizatë.