Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Nuk folëm për 5 vite” Juli kujton zënkën me Gentian Zenelaj

Gjatë një bisede me banorët, Juli u shpreh mbrëmë se ‘gjërat që lindin në Big Brother VIP, vdesin aty’. Sipas aktorit të njohur, në jetë i zgjedhim vetë kë duam të takojmë, ndërsa brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri jo.

Romeo nga ana tjetër e ka kundërshtuar mendimin e tij. Ai thotë se njeh raste që njerëzit i vazhdojnë edhe jashtë inatet.

Juli i shpjegoi se të ndodh që të mos flasësh edhe me miqtë për një kohë dhe më pas të rregullosh marrëdhëniet. Ai rrëfeu edhe rastin e tij me kolegun, Gentian Zenelaj.