Berat Rukiqi i LDK-së ka bërë një postim në Facebook ku thotë se po shpalos shifrat “reale” që ia hedhin poshtë ato të ministrit Hekuran Murati që i dha dje në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Kurti.
Rukiqi ka krahasuar shifrat e dhëna të Muratit për disa pika të ndryshme.
Ai thotë se Qeveria Kurti në këto tri vjet ka sjellë “ndryshim për të keq”.
Murati vs Realiteti
1. Rritja e Bruto Prodhimit Vendor (BPV)
Murati:
– Në vitin 2020, BPV ishte 6.7 miliardë euro.
– Në vitin 2023, BPV ishte 9.6 miliardë euro
Realiteti:
Prapë e krahason një vit pandemik (recesion ekonomik) me një vit ekonomik, me inflacion të lartë dhe rritje të vazhdueshme të çmimeve. Na tregon një rritje nominale të GDP-së, që është puro rezultat i rritjes së çmimeve. Kjo rritje e pretenduar e Muratit, ska prodhuar as zhvillim e as jetë me të mirë për qytetarët.
– Në dy vitet e fundit, 30,000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve;
– Në qeverisjen Kurti, përjashto vitet e panndemiaë, është periudha me rritjen ekonomike me të ulët (mesatsrja është 3%), në tërë periudhen e pavarësisë;
– Inflacioni më i lartë në periudhën e pasluftës: për tri vite ka arritur në 23%.
– Dallimi mes eksportit dhe importit, është thelluar, duke arritur deficit tregtar mbi 5 miliardë euro në vitin 2023. Kjo rritje është paradoksale për një qeveri që ka premtuar ulje të varësisë nga importet dhe rritje të prodhimit vendor.
2. Rritja e qarkullimit të bizneseve
Murati
– Në vitin 2019, qarkullimi i bizneseve ishte 12.5 miliardë euro
– Në vitin 2023, qarkullimi i bizneseve ishte 19.7 miliardë euro
Realiteti:
Qarkullimi i bizneseve është rritur si pasojë e inflacionit (23% në tri vitet e fundit). Çmime me të larta të produkteve të importuara = qarkullim më i lartë. Nuk është rritur numri i njësive të shitura (volumi tregtar), por janë rritur çmimet për njesitë e njejta të shitura
3. Rritja e punësimit
Murati:
– Në vitin 2021, kishte 350,000 të punësuar
– Në vitin 2023, kishte 420,000 të punësuar
Realiteti:
Sipas statistikave zyrtarë të Trustit të Kursimeve Personale, numri i të punësuarve në Dhjetor të vitit 2023 ka qenë 340,000, pra 10,000 më pak se kur e kanë marrë mandatin kjo Qeveri
Një gjë është e saktë për këtë Qeveri:
Ka premtuat NDRYSHIM. Ka sjell NDRYSHIM, për të keq.