Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çfarë po ndodh? Pas Fredi Belerit, SPAK merr vendimin dhe për Jorgo Goron dhe 4 të tjerë

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë.

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pas një kallëzimi nga ana e Fredi Belerit. Në pranga ka rënë Goro dhe një person tjetër, ndërsa tre të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Gjithashtu kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.