Meritoni ka qenë protagonist i disa debateve të forta në shtëpi me disa prej banorëve. Megjithatë, në këto debate duket se i ka munguar mbështetja e Ilnisës.
Sipas opinionistes Ori Nebijaj, ajo nuk e ka mbështetur dhe nuk ka reaguar asnjë herë. Nga ana e tij, Meritoni u shpreh se nuk e ka vënë re, i ndikuar nga ndjenjat dhe emocionet.
“Sa herë që Meritoni ka sherr, ajo ha makarona dhe i kapërcejnë në fyt. A je krenare për atë që pe tek klipi? Se mirë tek rripi je në gjumë, po këtu në tavolinë?”- tha Ori Nebijaj.
“Unë i thashë disa gjëra Meritonit tek shtrati. Kjo është një çështje që më takon mua. Se si e përcjell unë marrëdhënien e tij qoftë me Rozën, me Ledjonën apo me ish-partneren e tij është puna ime”- tha Ilnisa.
“Është hera e parë që e pashë këtë, nuk e kam analizuar për shkak të dinamikës dhe emocionit, por do e diskutoj pas spektaklit me Ilnisën.”– tha Meritoni.