Paralajmërimi i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës se nesër do të ketë vërshime të shpejta dhe rrëshqitje dhe u në kryeqytet, e ka nxitur Komunën e Prishtinës që të reagojë.
Komuna e udhëhequr nga Përparim Rama njoftoi se do të ketë edhe erëra të forta, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes.
“Të nderuar qytetarë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sonte do të kemi vërshime të shpejta dhe erëra të forta gjatë ditës. Andaj, ju lutemi të keni kujdes. Rrini larg pemëve dhe objekteve, shtyllave elektrike”, thuhet në njoftim.
“Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”.