Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Na këpute shpirtin, na theve zemrat”, familjarët me dedikime prekëse për Triumfin

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Personi i vdekur është Triumf Ferati, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.

Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.

Për vdekjen e tij ka reaguar axha i të ndjerit, Florim Ferati.

“O bre Triumf po fort ma këpute shpirtin, nuk kam zemër me të thanë lamtumirë. Do të kujtojnë axhi gjithmonë”, ishin fjalët e tij ndaj nipit.


Përpos xhaxhait ka reaguar edhe tezaku i tij, Armend Delijaj. Ai ka thënë se kjo ditë është një ditë e kobshme për Istogun dhe të gjithë familjarët.

“Sa i trisht dhe pikëllues ky lajm tragjik për humbjen tëndë Triumf Ferati. Tezak Trimi na theve zemrat dhe na trondite të gjithëve, sot paska qenë një ditë e kobshme për Istogun dhe gjithë familjarët e shoqërinë. Zoti të bashkooftë në lula të Xhehnetit me tezakun Fadil (rroqkon tënd) që e deshte dhe të dashti aq shumë sa edhe na ike shumë herët tek ai”, ishin fjalët prekëse të tëzakut./Insajderi