Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së Triumf Feratit – djalit të ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.
“Lajmi i vdekjes së Triumf Feratit na mbush me pikëllim të thellë, pasi i kemi humbur jo vetëm një mik dhe bashkëpartiak, por edhe një simbol të përkushtimit dhe të vlerave që përfaqëson Lidhja Demokratike e Kosovës,” thuhet në njoftimin e LDK-së.
LDK thotë se Triumfi, punoi pa pushim në Istog dhe anë e mbanë vendit për të avancuar kauzat e partisë dhe për të mbështetur aspiratat e qytetarëve.
“Triumfi do të mbahet mend përjetë si një djalë i jashtëzakonshëm dhe një aktivist që nuk njohu lodhje në punën e tij”.
Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Ferati.
“Pusho në paqe, Triumf!”.