Për shkak të reshjeve të shiut dhe të borës, policia ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes.
Në njoftimin e policisë, apelohet për përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë”, thuhet në njoftim.