Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Franca ngrit nivelin e sigurisë për sulm terrorist pas atij në Moskë

Qeveria e Francës ka ngritur në nivelin më të lartë alarmin për sulm terrorist pas ati të së premtes që ndodhi në Moskë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i francez, Gabriel Attal pas një takimi me zyrtarë të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes me presidentin Emmanuel Macron.

Attal tha në një postim në X se vendimi, i cili vjen disa muaj përpara se Parisi të presë Lojërat Olimpike, u mor “në dritën e marrjes së përgjegjësisë nga Shteti Islamik për sulmin (Moskë) dhe kërcënimet që rëndojnë mbi vendin tonë”.

Sistemi i alarmit për terror në Francë ka tre nivele dhe niveli më i lartë aktivizohet në vazhdën e një sulmi në Francë ose jashtë saj ose kur një kërcënim i njërit konsiderohet të jetë i pashmangshëm.

Ai lejon masa të jashtëzakonshme sigurie, siç janë patrullimet e shtuara nga forcat e armatosura në vende publike si stacionet e trenave, aeroportet dhe objektet fetare.