Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dëshmitari Burns thotë se në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka ardhur të dëshmojë me kërkesë të DASH-it dhe ZPS-së

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka filluar dëshminë dëshmitari i 53-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Shawn Burns me kodin W4147.

Dëshmitari Burns gjatë luftës në Kosovë ka qenë shef i misionit diplomatik vëzhgues në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përpara betimit solemn, dëshmitari tha se nuk ka ardhur të dëshmojë me iniciativën e tij por që këtë ia ka kërkuar Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ZPS-ja për shkak të funksionit të tij në Kosovë gjatë vitit 1998-99.

“Dëshirojë të them që jam këtu me kërkesë të Departamentit të Shtetit dhe Prokurorit të Specializuar, nuk kam ardhur këtu me nismën time vetjake. Megjithatë, e pranojë përgjegjësinë që do të jep dëshmi duke marrë parasysh pozicionin tim dhe përgjegjësitë e mija në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999”, tha dëshmitari

Sipas trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjas 3 ditë e gjysmë e që ZPS-ja ka paraparë 3 orë për pyetje ndërsa kundërpyetjet e ekipeve të mbrojtjes parashihet që të zgjasin rreth 11 orë e gjysmë.

Tutje, kryetari i trupit gjykues, tha se për t’i drejtuar pyetje këtij dëshmitari kishte bërë edhe mbrojtja e viktimave mirëpo ishte kundërshtuar nga njëri prej ekipeve mbrojtëse dhe për këtë kundërshtim ata do të marrin vendim pasi të përfundojnë pyetjet e prokurorisë.