Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Më ke hedhur gjithmonë poshtë, jam budallaqe se të kam toleruar”- Heidi dhe Romeo i dhanë fund lidhjes, por jo debateve

Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi i dhanë fund lidhjes së tyre në shtëpinë e Big Brother Vip, por duket se debatet mes tyre vazhdojnë.

Një vendim i Heidit, që nxori në nominim Vesa Smolicën e cila u eliminua nga Big Brother Vip, ka shkaktuar zemërim tek Romeo Veshaj, i cili i kërkoi llogari ish-partneres.

Por kjo e fundit është shprehur se kjo ishte një zgjedhje e saj duke iu drejtuar Romeos “gjithmonë më ke hedhur poshtë”. Ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke i thënë “të kanë shpërlarë”.
Pjesë nga debati:

Romeo: Kur të kam hedhur poshtë?

Heidi: Gjithmonë, jam mësuar. Por jam budallaqe që ta kam toleruar deri tani

Romeo: Kur më ke toleruar?

Heidi: Më ke hedhur poshtë 100 herë. Problematikat ishin, pse të mos bëja një gjë siç doja vetë. Pse të mos bëja një nominim me njerëzit që doja unë, për qejfin tim, çfarë ndjej unë më shumë

Romeo: Nuk është qejf! Ty të kanë shpëlarë këtu.

Heidi: As nuk më flet më…

Romeo: Për çfarë duhet të të flas unë ty, nuk me jep asnjë argument, përveç ‘kështu e ndjeva’

Heidi: Ti do që të gërricesh…