Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çelaj rrëfen momentin kur si ushtarë të UÇK-së e kishin kuptuar se NATO filloi bombardimet

 
   

Ish-ushtari i UÇK-së, Lirak Çelaj sonte ka rrëfyer momentin kur si ushtarë e kishin kuptuar se NATO filloi bombardimet.

Ai u shpreh se për ta ishte një moment i veçantë, duke shtuar se kanë qenë shumë të lumtur.

“Kam qenë në Llapashticë, natyrisht që për neve ishte një shenjë e përfundimit të luftës, për çka ishim të gjithë të gëzuar, sepse ne nuk kishim shkuar në luftë se e donim luftën, por nga nevoja”.

“Kemi qenë të lumtur, por kur filluan të vazhdojnë bombardimet kishte edhe momente kur mendonim që po bëhet fjalë për ndonjë lojë nga perëndimi”, u shpreh ai.

Çelaj tha se kanë qenë të përcaktuar ta çojnë luftën deri në fund dhe u shpreh se ndërhyrja e NATO-s ka shpëtuar shumë jetë.

“Ne kemi qenë të përcaktuar ta çojmë luftën deri në fund dhe kemi besuar vazhdimisht se ne do të triumfojmë herët apo vonë, me shumë vështirësi dhe mendoj që ndërhyrja e NATO-s ka shpëtuar shumë jetë”, tha tutje ai.