Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ekonomistja i jep fund jetës tragjikisht pasi u kap duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit

Policia angleze ndaloi një 26-vjeçar e cila drejtonte mjetin e saj Audi në mënyrë të pakontrolluar, disa ditë më parë.

Tre ditë pas kësaj, 26-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesën e saj. Marina Watters u gjet pa jetë në shtëpinë e saj nga policia në Norfolk në verilindje të vendit, pas shqetësimeve se nuk ishte paraqitur në punë.

Marina ishte akuzuar 3 dit me parë se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pritej të dilte para gjykatës një muaj më vonë.

Në seancë u tha se Marina, gjatë qëndrimit në paraburgim, kishte kryer edhe një konsultë me psikologun në komisariat, i cili tha: Ajo dha përgjigjet e kërkuara nga pyetësori. Ishte e penduar, e përlotur dhe i vinte keq për gabimin.

“Nuk bënte fjalë për vetëvrasje apo vetëlëndim. Ishte vetëm e shqetësuar që nuk mund të merrte makinën për të shkuar në punë apo për të vizituar gjyshërit, për t’i ndihmuar me pazarin”, tha ai.

Marinës pas lirimit i ishin dhënë adresat e agjencive që mund t’i jepnin ndihmë për gjendjen e saj psikologjike. Pas vdekjes familja e Marina e përshkruante atë si ajo që mbante lidhur rrethet shoqërore dhe që ëndërronte të bëhej një ekonomiste e certifikuar.

“Ajo ishte gjithçka për mua, shkëmbi ku mbështetesha. Nuk e di si do të bëj përpara pa të,” tha vëllai i saj Michael ‘Mikey’ Watters.

Mikey gjithashtu nxiste të gjithë ata që kishin probleme psikologjike të shpreheshin dhe të kërkonin ndihmë