Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mot me vranësira dhe shi, si pritet të jenë temperaturat

Pritet rënie e vlerave barike në territorin shqiptar, për pasojë orët e paradites do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave si fillim në veri të vendit dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu e dëbore. Më të theksuara reshjet do të jenën në zonat veriore dhe verilindore të vendin.

Ndërkohë parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të mbrëmjes kur do të ketë edhe rikthim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira dhe reshje dëbore zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë qëndrojnë konstante në vlerat minimale por rriten maksimalet në qendër dhe jug duke luhatur vlerat ditore nga 1 °C vlera minimale deri në 20°C vlera më e lartë në e cila do të shënohet në Jug të vendit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi permanent verior për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke kushtëzuar mot të vranët në të gjithë territorin e saj, ku herë pas here priten reshje të pakta shiu e dëbore në zona të thella malore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që i gjithë territori i Kosovës të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga minimalja -2°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Veri – Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Ndikimi i kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë për-gjatë paradites në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku pjesa më e madhe e saj do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore ku më të theksuara reshjet paraqiten përgjatë shtrirjes Perëndimore. Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin përmirësim të theksuar të motit ku dominante do të jenë kthjellimet dhe herë pas here priten kalime të lehta vranësirash temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 16°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Europa

Zhvillimi i një qendre më presion të ulët atmosferik përkatësisht në Veri dhe Veriperëndim të kontinentit do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në Ishujt Britanike, rajonin e Mesdheut si edhe Europën Juglindore duke sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere. Po ashtu Europa veriore dhe Alpet Europiane do të përfshihen nga reshje të dendura dëbore ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë do të paraqiten vetëm vendet e Europes Qëndrore si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore./abcnews.al