Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, e ka përkujtuar Masakrën e Krushës së Madhe, që ndodhi 25 vjet më parë.
Në këtë masakër u vranë 243 civilë të pafajshëm shqiptarë.
Krasniqi tha se asnjë nga autorët e këtij krimi makabër nuk kanë dalë para drejtësisë.
Ai theksoi se kjo padrejtësi e madhe vazhdon të injoroj thirrjet dëshpëruese të familjeve të të vrarëve dhe mbarë popullit tonë.
“Sot dhe përgjithmonë, do të jemi në krahë dhe solidaritet të plotë me familjet tona që kanë humbur më të dashurit e tyre. Dhembja e juaj është dhembja e jonë. Lavdi martirëve të Krushës së Madhe”, tha kreu i PDK-së.