Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hovenier: NATO veproi pikërisht për shkak të ngjarjeve si ajo në Krushë të Madhe, SHBA qëndron përkrah popullit të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier kujtoi masakrën në Krushë të Madhe në Rahovec 25 vjet më parë, duke marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore.

Hovenier kujtoi se një ditë para se të ndodhte masakra që la rreth 250 viktima dhe rreth 60 të zhdukur që prej atëherë, NATO nisi fushatën bombarduese pikërisht për shkak të këtyre ngjarjeve.

“Kam nderin që jam këtu bashkë me juve përderisa përkujtojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në Krushë të Madhe 25 vjet më parë. Shumë prej më të dashurve tuaj janë ende të pagjetur”, nisi fjalën e tij ambasadori amerikan.

“Ne jemi mbledhur këtu për të qenë dëshmitar i asaj që ka ndodhur këtu”, tha ai.

“Vetëm një ditë pasi NATO-ja filloi fushatën e saj për t’i dhënë fund fushatës së tmerrshme të spastrimit etnik, forcat e Millosheviqit hynë në këtë fshat dhe vranë mbi 250 civilë të pafajshëm. NATO veproi pikërisht për shkak të veprimeve të tmerrshme si ky që kishte ndodhur këtu”, tha Hovenier.

Ambasadori amerikan kujtoi edhe fjalët e Sekretares së atëhershme të Shtetit, Madeleine Albright, dit1%n kur ndodhi kjo masakër.

“Të njëjtën ditë, Sekretarja e atëhershme e Shtetit, Madeleine Albright tha: e kemi të pamundur të negociojmë përderisa Millosheviqi shton numrin e forcave, i sulmon civilët dhe i djegë fshatërat në Kosovë. Aksionet e NATO-s kanë qëllim ta mbështesin paqen dhe sigurinë në Europë dhe t’u japin fund mizorive dhe krizës humanitare”, tha Hovenier.

“Me të vërtetë, si aleancë, ne u bëmë bashkë për të vepruar, për të reaguar, vetëm pasi i kishim shteruar të gjitha alternativat për ta ndalur gjakderdhjen. Prandaj, është tepër e duhur që pikërisht këtu në Krushë të Madhe, sot vëmë në pah dhe dëshmojmë për këtë tragjedi”, shtoi ambasadori.

Hovenier shprehu ngushëllime dhe u solidarizua me të prekurit nga kjo masakët, ndërsa i falënderoi edhe ata që punuan për muzeun që po inaugurohet sot atje.

“Si përfaqësues i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, dëshiroj të shpreh ngushëllime dhe solidaritetin tim për të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje e tmerrshme, si dhe dëshiroj t’i falenderojë dhe të shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar për ta jetësuar muzeun dhe memorialin që po e jetësojmë sot, sepse ky muze është një kujtim i rëndësishëm për viktimat e masakrës. Kam marrë vesh se shumë prej jush keni avokuar që ta keni këtë muze gjatë 25 viteve të shkuara dhe është tamam e duhur që ky muze të jetë tamam një dëshmi fizike e ngjarjeve të tmerrshme që kanë ndodhur këtu dhe do të bëjë të mundshme të mos i harrojmë kurrë ato mizori”, tha Hovenier.

Ai tha se “ky muze do t’iu ndihmojë të gjithë atyre që vijnë ta shohin atë, që të mësojnë atë që ne tashmë e dimë, e të mos lajthitet askush, sepse faktet historike janë të pakontestueshme”.

“Sot mendoj se gjithashtu duhet t’u shprehim një nderim të veçantë banorëve të Krushës së Madhe, veçanërisht grave të këtij vendi, që kanë ecur përpara këto 25 vite”, tha Hovenier.

Ambasadori tregoi se për fshatin u njoftua përmes rrëfimit të Fahrije Hotit.

“Si shumë persona që nuk janë nga Kosova, jam njoftuar për këtë fshat pikërisht përmes rrëfimit të Fahrije Hotit, i cili tashmë është shumë i njohur anë e mbanë botës, përmes filmit të vlerësuar me çmime, “Zgjoi”, i cili është një rrëfim i qëndrueshmërisë dhe forcës së pabesueshme”, tha ai.

Hovenier tha se edhe pse u përballën me tragjedi të tmerrshme, gratë e Krushës së Madhe u bënë shembull.

“Historia juaj është emblematike”, iu tha Hovenier atyre.

“U rikthyet nga rrënimi dhe shkatërrimi i plotë, për të ndërtuar një shtet demokratik dhe shumëetnik”, tha ambasadori amerikan.

Në fund, ai shprehu mbështetjen e SHBA-së për popullin e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë përkrah popullit të Kosovës dhe jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë me ju për të siguruar që çdo individ në Kosovë mund të jetojë në kushte të dinjitet, lirisë, sigurisë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo rrethanat”, tha ai.

“Shpresoj që mund të qëndrojmë së bashku dhe të shohim kah e ardhmja, orfron mundësi të shumta”, tha ndër tjerash ambasadori amerikan.