Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“S’jam për trafikim, është njeriu juaj”, përplasje mes Lekajt e Kusarit për rastin e kryeshefit të KRU “Gjakova”

 
   

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj është përplasur me shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku u diskutua për organizimin e dëgjimit mbikëqyrës për sfidat në zbatim të legjislacionit nga institucionet ligjzbatuese dhe ndërmarrjet publike në sektorin e shërbimeve të ujit.

Lekaj ia përmendi rastin e kryeshefit të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, i cili është arrestuar nga autoritetet në Bullgari në shkurt të këtij viti si i dyshuar për kontrabandim.

“Sa i përket deklaratave të kolegëve, KRU ‘Gjakova’ ka qenë shembull, ju e keni ndërru e keni sjellë njeriun politik”, tha Lekaj.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi Kusari – Lilës.

“Mos hyn në punë të Gjykatës je duke fol për krejt sektorin e ujërave. Qe çka sjellë në tavolinë, turp duhesh me pas, ke aktgjykim për burg”, u shpreh Kusari-Lila.

Ndërsa Lekaj këto pretendime i quajti shpifje.

“A s’ke marr aktgjykim”, i ktheu Kusari-Lila.

“Ai është në burg”, tha Lekaj.

“Ai është i arrestuar”, ia kthehu sërish Kusari-Lila.

“Nuk jam për trafikim, prej Interpolit që e ka – e keni sjellë ju personalisht. Ti, ndikimi politik nuk keni lënë fjalë pa shpif. Keni ardhë me mashtrime dhe kokulur keni me shku”, ia ktheu më pas Lekaj.