Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Foleja” e pr*stitucionit në Durrës, arrestohet shijaksi që u konfliktua me të renë nga Barcelona

Policia e Durrësit ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili u konfliktua me një 23-vjeçare nga Barcelona më 6 mars 2024.

Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.

Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja.

Policia thotë se ka vënë në pranga shtetasin I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak. Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.