Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Protestë para Fakultetit të Edukimit, 27 studente e akuzojnë profesorin për ngacmim se ksual

 
   

“Përjashtojeni Xhevat Krasniqin”, “Siguri për studentet në UP”,”Përjashtojeni nagcmuesin seksual Xhevat Krasniqi”, “Studime pa ngacmime seksuale”, ishin disa nga mbishkrimet e pankartave që u vendosën sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Protesta që nisi para Fakultetit të Edukimit vazhdoi deri te Rektorati i UP-së, ku “Lëvizja Feministe Studentore” bëri thirrje që sa më shpejt të përjashtohet nga Universiteti i Prishtinës, profesori që sipas tyre ka ngacmuar seksualisht studentet.

Blenda Asllani nga Lëvizja Feministe Studentore tha se duhet përjashtuar profesori Krasniqi dhe duke shkarkuar dhe Këshilli Etikës i UP-së, që sipas saj, po dështon të trajtojë rastet e ngacmimit seksual

“Ne sot i lexuam disa nga rrëfimet që i kanë bërë studentet që e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi. Këto rrëfime përfshijnë nga komentet për dukje të tyre e deri të ofrimit të masazhit dhe përqafimit të padëshiruar në rrugë, klasë e konsultime. Në solidarit me vajzat e gratë që kanë përjetuar ngacmime seksuale në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, sot u mblodhëm para Fakultetit të Edukimit, ku ligjëron një profesor për ngacmim seksual. Ai është denoncuar nga 27 studente”, tha ai.

Për mbi akuzat që po bëhen ndaj profesorit të Fakultetit të Edukimit, media ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Rektorati i UP-së, por deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Gjithashtu, media ka kontaktuar edhe me profesorin Xhevat Krasniqi, por që i njëjti deri tani nuk është përgjigjur.