Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pamje nga Prizreni/ Me fishekzjarrë nga Kalaja lajmëron ardhjen e iftarit

 
   

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund të bëjnë iftar gjatë muajit të Ramazanit.

Në vitin 2017, një grup aktivistësh nga Prizreni filluan të lajmërojnë kohën e iftarit duke gjuajtur fishekzjarrë nga zona ku ndodhet topi i vjetër në kalanë historike të qytetit.

Detyrën për të vazhduar praktikisht këtë traditë pothuajse të harruar të Ramazanit, e cila më vonë u miratua nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, e mori veprimtari Varis Hashimi.

Hashimi ka tetë vite që para çdo iftari gjatë muajve të Ramazanit merr dy fishekzjarrë me vete dhe ngjitet në kala, pavarësisht kushteve atmosferike dhe ecjes së vështirë për në monumentin i cili daton që nga periudha romake, pjesë të së cilit u zgjeruan gjatë periudhës osmane.

Në qytetin e Prizrenit, ku pothuajse pushon çdo aktivitet shoqëror në kohën e iftarit, nga të katër anët dëgjohen fishekzjarrët e lëshuar nga kalaja.

 Image
 Varis Hashimi 
 

Hashimi shpjegoi për “Anadolu” ndjenjat e tij për këtë traditë, duke thënë se këtë detyrë e vazhdon me përkushtim në çdo Ramazan.

“Që nga viti 2017, vij çdo ditë dhe ndezë fishekzjarrët për iftar, pavarësisht motit dhe vështirësive. Ndihem shumë i lumtur dhe i veçantë”, tha ai.

Në Prizren, qytetin historik me mbi 30 xhami, Ramazani po kalon në një atmosferë ndryshe nga qytetet e tjera të vendit.

 Image
 Varis Hashimi 
 

Në Prizrenin e shpallur edhe si Kryeqyteti Historik i Kosovës, ku zënë vend edhe shumë artefakteve të periudhës osmane, traditat e veçanta për muajin e Ramazanit janë ruajtur me shekuj.