Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku e ka kritikuar ashpër aktorin Enver Petrovci pas deklaratave për ish-krerët e UÇK-së.
Sipas Lushtakut, aktori Petrovci është “jugonostalgjik”. Madje deputeti i ka thënë atij “shko jeto atje ku ndihesh më rehat, të shpallin hero si Car Lazarin”.
“Në jetë mund të kesh arritje të larta e karrierë të jashtëzakonshme, por e vogël është rëndësia e tyre kur të mungon liria dhe mirënjohja për të. Mbeturinat jugonostalgjike si Enveri, e kanë rrugën e hapur të shkojnë e të jetojnë atje ku ndihen më rehat. Shko Enver, ndoshta të shpallin hero siç e cilësojnë car lazarin”, ka shkruar Lushtaku, të martën.
Deklarata e aktorit ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.