Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me deputeten Hykmete Bajrami dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie kanë pritur në iftar Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Kreu i LDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit, na mëson disa nga vlerat më të shëndosha shoqërore.”.
Postimi i plotë:
Në nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit, sonte shtrova iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit, na mëson disa nga vlerat më të shëndosha shoqërore. Këto vlera duhet t’i ruajmë e kultivojmë me plot përkushtim, si bindje tona shpirtërore, si virtyte tona.
Agjëruesve ju uroj pranim të sakrificës e lutjeve nga Zoti. U shkoftë mbarë dhe pjesa e mbetur e Ramazanit!