Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Debatet me Liamin e Eglën dhe ‘distancimi’ nga përgjigjet, Arbër Hajdari batuta e ironi me Jetmirin: Kam hall se mos më bashkohesh në studio

Liami dhe Jetmiri, duket se e kanë nisur më ‘këmbë jo të mirë’ marrëdhënien e tyre. Pas rikthimit në banesë Të Liamit, ky i fundit nuk i ka dhënë dorën Jetmirit.

Po çfarë ka ndodhur mes dy banorëve dhe përse kanë nisur këto debate?

Liam: Unë me Jetmirin nuk kam një problem kushedi se çfarë por vetëm ajo mënyra si më ka injoruar dhe ka bërë atë pjesën e analistit. Unë jam i hapur
Jetmir: Nuk kam asnjë koment

Ledion: Si nuk ke koment? Se kur ishe jashtë rrije 5 sahat në rrjete sociale

Jetmir: I kam bërë të qarta qëndrimet e mia ndaj Liamit dhe Eglës. Me Liamin kam pasur atë fërkimin fillestar, më dha një ndjesi që nuk e pëlqej këtë njeri. Me Eglën kam rastisur në një debat të ashpër sapo hyra. Ju afrova, rifilluam të njihemi, por më pas kam rikonsideruar raportet me të.

Arbër Hajdari: Cila është loja jote? Unë i jap kohë vetes po kam hall mos më bashkohesh dhe i jep mendimet nga këtu? Mund t’i kërkojmë vëllait të madh t’i japë një hapësirë këtu që të japë mendime, e aty më ka zhgënjyer…

Jetmir: Po e shijoj këtë eksperiencë dhe ndaj kauzat e mia me ata që diskutoj.