Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë vazhdon takimin edhe sot

 
   

Sot vazhdon sesioni i dytë i punës i takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.

Në takimin i cili nis në orën 09:00, në Kuvendin e Kosovës, është paraparë miratimi i rekomandimeve, por gjithashtu do të diskutohet edhe për ekonominë dhe mirëqenien sociale, energjinë, sundimin e ligjit dhe siguria, të drejtat themelore; pozita e komuniteteve jo-shumicë dhe grave, si dhe do të vendoset data dhe vendi i takimit të radhës të KPSA-së.

Përndryshe, dje kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i japin përparësi zgjerimit e po ashtu t’i ofrojnë mundësitë e premtuara për të gjithë rajonin tonë.

Ai në takimin e 11-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, ka thënë se përshpejtimi i procesit të anëtarësimit është imperativ duke kërkuar veprim të shpejtë nga shtetet anëtare për ta avancuar aplikimin e Kosovës, duke shtuar se nuk kërkojnë procedura të pandershme nga ana e BE-së, porse procedura strikte dhe të bazuara në drejtësi dhe meritokraci.