Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Historia e Nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani me rastin e përvjetorit të rrëmbimit të burrin dhe katër djemve të Ferdonije Qerkezit nga Gjakova i ka kujtuar ata duke bashkëndjerë me dhimbjen e saj.

Osmani ka thënë se historia e Nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë, por edhe e përgjegjësisë që të mos reshtim në kërkesën për drejtësi dhe në mbrojtje të së vërtetës.

“Shtëpia e saj tashmë është muze. Pjatat në tavolinë janë bërë personifikim i pritjes për djemtë dhe bashkëshortin e Nënës Ferdonije Çerkezi, e cila prej 25 vjetësh, dhimbjen e ka bashkuar me pritjen.

Në ora 11:00, 25 vjet më parë ajo pati takimin e fundit me katër djemtë dhe bashkëshortin, të cilët forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, i rrëmbyen dhunshëm. Eshtrat e dy djemve janë gjetur, teksa pritja për zbardhjen e fatit të 2 djemve dhe bashkëshortit, ende nuk ka marrë fund.

Nga atëherë, pritja e ka rënduar, por Nëna stoike nuk ka hequr dorë nga shpresa.

Historia e Nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë, por edhe e përgjegjësisë që të mos reshtim në kërkesën për drejtësi dhe në mbrojtje të së vërtetës”, ka shkruar Osmani.