Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur të mërkurën në një aksident që përfshiu një autobus në një autostradë në Gjermaninë lindore, sipas zyrtarëve policorë të vendit, raporton AP.
Aksidenti ndodhi në autostradën A9 pranë Leipzigut rreth orës 9:45 të mëngjesit. Pas aksidentit, autostrada u mbyll në të dy drejtimet.
Autobusi ishte në shiritin e tij të ngasjes dhe në një moment doli nga autostrada për arsye që nuk dihet. Helikopterët e shpëtimit dhe ambulancat kanë dalë në vendngjarje.
Zëdhënësi i policisë Olaf Hoppe ka thënë se ka të lënduar të shumtë dhe të paktën pesë të vdekur.
Autobusi ishte nisur nga Berlini dhe destinacionin final e kishte Zuerichun.