Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Çmendet’ moti, ky vend ‘pushtohet’ nga i ftohti, stuhia e borës dhe shiut mbulojnë rrugët

Në disa rajone të Zvicrës ende nuk mund të thuhet se jemi në pranverë, as në prag të verës. Edhe pse moti dje ishte me diell, sot në disa kantone bora ka zbardhur deri në gjunjë. Kështu mëngjesi i sotëm i ka gjetur banorët e kantonit të Ticinos. Edhe në Zvicër thonë se “plakat po shkunden”, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Ticino zhytet në dëborë pak para Pashkëve. Shoferët po “luftojnë” me sasi jo të vogël të dëborës në rrugë. Rrethi Leventine është tepër i prekur. Rreth 500 metër, autostrada ishte e mbuluar me borë. Dëbora ra edhe në Biasca (TI), rreth 300 mbi nivelin e detit.

Pamjet nga agjencia e lajmeve BRK tregojnë borëpastruesit që kalojnë nëpër borë dhe pastrojnë rrugët.

Dy ditë pas fillimit zyrtar të sezonit të luleve, po bie botë në shumë zona në Zvicër, raporton MeteoNeës, shkruan Le Canton27.ch