Alfred Cako në emision Ocult ka thënë se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti është lojtari kryesor i ndërkombëtarëve në Ballkan.
Cako duke folur për disa veprime të kryeministrit Kurti, thotë se, këtë e bënë me këshilla të ndërkombëtarëve.
Ai flet për linjat radikale të serbëve të Kosovës dhe interesave të Serbisë, si Asociacioni apo dinari dhe çështjet tjera si targat i bënë me këshilla të ndërkombëtarëve por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nuk i bën me mendjen e vet”, thotë ai, teksa shton se hiqen kinse janë kundër Albinit por mbajnë lidhjet me institucionet e larta nëpërmjet presidentes Vjosa Osmani e cila shton se nuk e di a e kupton këtë lojën e Albin Kurtit dhe ndërkombëtarëve.
“Mua më duket se ka një shkallë naiviteti në sjelljet e Vjosa Osmanit”, shton tutje Cako.
“Kurti është lojtari kryesor sepse ndërkombëtarët kanë në plan konflikt në Ballkan”, thotë ai.