Nuk është hera e parë që kanë probleme në lagje, herë të para nga afër e herë të dëgjuara nga fqinjët.
Por ai i mbrëmjes së të martës në rrugën “Jeronim de Rada” të Kolovicës, qe shumë i zhurmshëm për t’iu shpëtuar banorëve.
Breshëria e plumbave kishte goditur edhe shtëpitë përreth e të njëjtave nuk u shpëtuan dy persona, në mesin e tyre një kalimtare e rastit.
Kishin dëgjuar të shtënat me armë kur kishin vendosur të dalin jashtë për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur me ç’rast, kishin parë edhe fqinjën e tyre. Megjithatë, banorët thonë se të përfshirët në rast nuk janë emra të panjohur për lagjen.
E ndjera kishte qenë në veturë pranë shtëpisë së saj kur ishte qëlluar me armë zjarri. Sipas mjekëve, plagët e të ndjerës qenë të papërballueshme.
“Lëndimet kanë qenë në regjionin e kompligut, gjerësisht dëmtim i rëndë në enët e gjakut dhe kockës së këmbës së majtë e cila ka qenë multigrafmentare. Pacientja i është nënshtruar intervenimit kirugjik në qendrën emergjente, pas intervenimit është jell këtu në mjekim intensive qëndror. Në njësinë tone, pacientja është sjellur në gjendje shumë të rëndë kritike, në gjendje shumë të rëndë të shokut. Përkundër të gjitha terapive, tretmanit mjekësor dhe përpjekjeve në njësinë e mjekimit intensive, pacientja nuk ka arritur të iu shpëtoj plagëve që ka pësu dhe disa çaste përpara ka ndërruar jetë”, ka thënë Shaqir Uka, shef i repartit intensiv në QKUK.
Në gjendje të rënduar emocionale, familjarët e së ndjerës kanë deklaruar prapa kamerave se e ndjera kishte qenë aty në kohën e gabuar dhe se nuk njihej me palët.
E se viktima, 48 vjeçare nuk ka qenë e përfshirë në rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Raste të shpeshta të tilla të gjuajtjeve me armë kanë ndodhur së fundmi në kryeqytet. Po në muajin mars, një person ishte plagosur ku në mes të ditës u gjuajt me armë në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.