Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Analisti tregon pse Kosova nuk duhet të shkojë tani në zgjedhje të reja

 
   

Përveç opozitës e cila tash e një kohë po kërkon zgjedhje të reja në Kosovë, i pajtimit për zgjedhje është shprehur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Ju e dini se unë moti jam për zgjedhje. Kam thënë se opsioni më i mirë është të shkohet në zgjedhje, por tash të gjithë po thonë se duhet sivjet. Ky vit i ka disa muaj dhe unë nuk mund të them se cila është koha më e mirë për të shkuar në zgjedhje, por ju e keni dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se do të ishte në mbështetje të ndonjë iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje”, tha ai Konjufca.

Por se vendi nuk ka arsye të shkojë në zgjedhje e thotë analisti politik, Faton Mehmeti.

“Zgjedhjet e reja nuk prodhojnë asgjë të re në raport me Serbinë, pavarësisht se Kurti është treguar më “i egër” me Vuçiqin, gjithsesi Vuçiqi problemin e ka me Kosovën. Kështu që zgjedhjet mund të kenë efekt të brendshëm, por me Serbinë kam shumë dyshime. Për këtë arsye vendi s’ka pse shkonë në zgjedhje, me Serbinë gjithnjë do kemi telashe andaj vendi s’mund të mbetet vatër tensione e brendshme për këtë gjë”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, klasa politike duhet të jetë unike në raport me Serbinë, e cila në vazhdimësi po e kërcënon Kosovën me luftë.

“Edhe më tepër s’duhet që Vuçiqi të ndihmojë në jetën e brendshme politikë, spektri politikë të jetë unik kur është fjala me Serbinë pavarësisht se kush qeverisë me vendin. E kam thënë se zgjedhje do të ketë kah fundi vitit, por këto nuk lidhen më tensionet me Serbinë”, thekson Mehmeti.

“Fakti se ka paralajmërime për luftë duhet të jetë arsye më shumë që të këtë unitet, vendi të këtë stabilitet dhe gatishmëri për çdo skenar. S’duhet të zihemi mes vete kur armikun e kemi në derë, Vuçiqi është i disponuar për të shkaktuar përçarje dhe tensione të brendshme për përfitime. Lufta nuk duhet përjashtuar, të jemi të gatshëm për çdo skenar. Vuçiqi i etur për gjak, njësoj si Millosheviçi”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.