Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ukraina thotë se Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash në sulmet ndaj Harkivit

Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash gjatë sulmeve ajrore në qytetin verilindor ukrainas të Harkivit, ku një ditë më parë u vra të paktën një person, thanë zyrtarët lokalë.

Zyrtarët thanë se të paktën katër fëmijë, përfshirë një foshnje tremuajshe, ishin në mesin e 19 personave të plagosur në Harkiv në sulmet e fundit të kryera në pushtimin rus të Ukrainës që ka nisur në shkurt të vitit 2022.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin duke e cilësuar si “terror rus” dhe Volodymyr Tymoshko, kreu i policisë rajonale në Harkiv, tha se Moska mund të ketë përdorur një lloj të ri të “bombave të mençura”, që ai tha se ishin të llojit UMPB D-30./rel