Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdekja e ish-senatorit Lieberman, Haradinaj: Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-senatorit, Joseph Lieberman.

Haradinaj u shpreh se Kosova humbi një mik të shquar, mbështetësin e madh në përpjekjen për liri.

“Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman, mbështetës i madh i yni në përpjekjet për liri, zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tutje ish-kryeministri u shpreh se ndaj ish-senatorit Lieberman, shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës.

“Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë Senatorit Lieberman, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë, fushatë e cila u ndërmorr me sukses nga NATO e udhëhequr nga ShBA”.