Bestytnitë janë kudo. Nga mesazhet zinxhir që ju kërkojnë “t’i dërgoni këtë letër apo e-mail 10 njerëzve të tjerë, dhe diçka e mirë do të ndodhë në 24 orët e ardhshme”, deri tek xhaxhai tuaj që mendon se skuadra e tij e zemrës nuk fitoi ndeshjen e fundit, për shkak se ai nuk kishte vënë në kokë kapelen e tij “fatsjellëse”. Sjellja supersticioze, mund të konsiderohet fare mirë si shenjë dalluese e natyrës njerëzore. Tek e fundit, ne nuk shohim që kafshët e tjera të veshin kapelet e tyre mefat apo të prekin objektet e tyre fatsjellëse, kur përpiqen të gjuajnë prenë e tyre, kërkojnë një partner, apo të mbrojnë veten nga rreziku. Ata thjesht kryejnë veprimet e tyre.
Psikologjia e sjelljes supersticioze
Për të kuptuar bestytnitë, kemi nevojë të kuptojmë se si dhe pse kanë lindur ato në mendjen e njeriut. Është një fakt i natyrës njerëzore që repertori ynë psikologjik, përmban vetëm sjellje që na sjellin përfitime, në një mënyrë apo tjetër. Nëse bestytnitë, pa marrë parasysh sa idiote mund të duken në pamuje të parë, nuk do të qenë të dobishme, s’do të kishin rëndësinë që kanë aktualisht. Këqyrja e modeleve apo shenjave që konfirmojnë betstytnitë e dikujt, është një tipar karakteristik i sjelljes supersticioze. Më poshtë po rendisim faktorët kryesorë psikologjike që çojnë tek sjelljet supersticioze…
1) Shkakësia e rreme mes dy ngjarjeve
Një nga paragjykimet më të mëdha konjitive të qenieve njerëzore është shkakësia e rreme mes dy ngjarjeve, pra kur kemi dy ngjarje njëra pas tjetrës, dhe e kemi zakon të mendojmë se ngjarja e parë është shkaku i ngjarjes që e pasoi. Për shembull, kur instaloni një lojë të re në kompjuterin tuaj dhe ky i fundit pëson difekt, ju keni të ngjarë të supozoni se është loja e shkarkuar ajo që e shkaktoi incidentin.
Ne fakt loja mund të mos ketë të bëjë aspak me defektin, që mund të jetë shkaktuar për shkak të disa problemeve të tjera në sistemin operativ. Shkakësia e rreme mes dy ngjarjeve, është shtylla kurrizore e shumicës së besëtytnive. Një mace e zezë kaloi rrugën e Anilit kur ai një mëngjes qe duke shkuar për në punë. Shumë shpejt, pësoi një aksident, nga ku theu këmbën.
Teksa gjendej i shokuar në dhomën e spitalit, ai qe i bindur se ishte macja ajo që kishte shkaktuar aksidentin.
Shena ia ngul sytë hamajlisë së saj që e kishte blerë nga psikilogu i saj që i kishte premtuar se ajo ndjell fat të mirë për ata që e mbajnë. Duke qeshur dhe pyetur se çfarë mrekullish mund të bënte hamajlia, ajo më në fund pranoi ta varë në qafë. Disa sekonda më vonë ajo mori një telefonatë nga bashkëshorti që i dha lajmin e jashtëzakonshëm të promovimit në punë. “Funksionon”- mendoi ajo, me një buzëqeshje të forte, dhe një vezullim në sytë e saj.
2) Nevoja për të plotësuar boshllëqet
Qeniet njerëzore kanë një dëshirë të fortë për të shpjeguar gjërat dhe mbushur boshllëqet. Dhe kur nuk mundemi të shpjegojmë gjërat me arsye, përdorim bestytnitë. Sikurse e pamë më lart në të pavërtetat që shkaktonin paragjykime, ne mund t’ia atribuojmë shkaqet ngjarjeve të caktuara, të cilat nuk kanë lidhje shkakësore me njëra-tjetrën. Ne vetëm sa mashtrohemi nga ndodhja e tyre e njëkohshme.
Edhe nëse të dyja ngjarjet nuk ndodhin në të njëjtën kohë, ne ende mund të pranojmë njërën si shkaku i një tjetre, falë nevojës sonë të rrënjosur për mbushjen e zbrazëtirave. Abidi pyeti veten pse pati një ditë e keqe. “Çfarë kam bërë për ta merituar këtë?”. Pastaj, papritmas u kujtua se një mëngjes kur ishte rrugës për në universitet, kishte injoruar një lypës i cili më pas e mallkoi për shkak të frustrimit. Ditën tjetër, Abidi u siguria të hidhte disa monedha në tasin e lypësit. Ai gjithashtu iu lut këtij të fundit të lutej për të dhe tërhiqte mallkimin. I hutuar, lypësi ia plotësoi kërkesën.
3) Nevoja për kontroll
Nevoja për të shpjeguar gjërat, është e lidhur fort me nevojën për kontroll. Atë që ne mundemi ta shpjegojmë, zakonisht mundemi edhe ta kontrollojmë. Kur kemi kontroll, ndjehemi të fuqishëm. Pa të, jemi të pafuqishëm. Në shembullin e mësipërm, Abidi ndjeu se kishte humbur kontrollin mbi jetën e tij për shkak të fazes së keqe që po kalonte. Ai duhej të gjente mënyrën për të rivendosur tek vetja iluzionin e kontrollit. Abidi qe ndjerë i pafuqishëm përballë jetës, kështu që duhej të bënte diçka për të rifituar këtë pushtet të humbur.
“E gjitha kjo po ndodh për shkak se ai lypësi më mallkoi. Nëse e rregulloj më të, do të mund ta nxjerr veten nga kjo situatë”. Ky ishte mendimi i tij i vetëdijshëm. Por në mënyrë të pandërgjegjshme, ai mendonte pa e shumë kështu… “Më në fund kam një shpjegim për atë që po ndodh. Kam rrikthyer me sukses kontrollin, dhe fituar pushtet mbi jetën time. Duke bindur të lypësin të tërheqë mallkimin, unë mund të ndryshoj tashmë fatin tim. Ndihem i fuqishëm”.
Nëse e dini që ndërprerja e rrugës nga macet e zeza, hapja e një çadre në shtëpi apo ecja nën një shkallë ndjell fatin e keq, ju mund t’i shmangni gjithnjë këto veprime dhe të parandaloni fatin e keq. Tanimë e keni mashtruar veten me sukses, duke menduar se keni kontroll të plotë mbi fatin tuaj. Sa shumë qetësuese dhe inkurajuese!
4) Fajësimi i faktorëve të jashtëm
Mendja e njeriut mundet ndonjëherë të bëjë çdo përpjekje për të mbrojtur egon. Ne kemi disa mekanizma mbrojtës të egos, që aktizivohen sa herë që egoja jonë ndihet e kërcënuar. Njëri nga këta mekanizma fajëson faktorët e jashtëm, mbi të metat për të cilat ne jemi personalisht përgjegjës. Është një mijë herë më e lehtë të bësh përgjegjës fatin e keq kur dështojmë në një përpjekje të caktuar, sesa të pranojmë se faji qëndron tek vetë mënyra jonë e të menduarit apo të punuarit. Një person mund të kapet pas bestytnive të tij, thjesht e vetëm se kjo e ndihmon të mbrojë egon e vet.
Një cikël vetë-përforcues
Në rrënjët e tij, supersticioni nuk është gjë tjetër veçse një besim i rremë. Kështu, ai funksionon ashtu si çdo besim tjetër. Pasi një bestytni zë rrenjë në mendjen e një personi, ky mbledh ‘prova’ për të forcuar besimin e tij. Përveç rasteve kur ai vë në pikëpyetje bestytnitë e tij, ose është i detyruar ta bëjë diçka të tillë, ai mund t’i mbajë ato në psikikën e tij gjithë jetën.