Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sërish ka folur për tenderët njëburimor.
Ai ka shpërndarë një video në Facebook, në të cilën ka thënë se janë dhënë 781 tenderë sekret për tri vjet.
Sipas kalkulimeve të Abdixhikut, në mesatare, për çdo ditë pune për tre vjet, është dhënë nga një tender sekret.
“781 tenderë sekret, plot 209 milion euro për vetëm tri vjet”.
“Nga fusha e IT-së, deri tek energjetika, tenderët njëburimorë janë bërë zakonshmëri”.
“Këto janë disa nga rastet ku paratë e shtetit janë dhënë me muhabet të drejtpërdrejtë”, shkroi Abdixhiku.